E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria përmbys Jordaninë me “poker” golash

Shqipëria ka arritur të mundë Jordaninë me rezultatin 4-2 në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Një fitore me përmbysje për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, të cilë u paraqitën në këtë sfidë me shumë ndryshime në formacion.

Në pjesën e parë, pas minutave të para të kujdesshme, Jordania arriti të zhbllokojë sfidën me anë të Al-Rashdan 27′, ndërsa u vendos barazpesha në fundin e pjesës së parë nga autogoli i Abualnadi 40′.

Pjesa e dytë nisi ndryshe, me Brojën 65’ që solli avantazhin kuqezi , ndërsa Hoxha 75′ e Bajrami 79′  kompletuan “pokerin”. Në fund të ndeshjes Jordania shënoi dhe golin e dytë me anë të Olwan 90′, por që nuk zbehu aspak suksesin e kuqezinjve në këtë miqësore.

Shqipëri-Jordani 4-2

Shënues: Abualnadi 40′ (og)m Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79’/Al-Rashdan 27′, Olwan 90′

Mbyllet sfida në “Air Albania”, Shqipëria ka mundur Jordaninë me rezultain 4-2.

90’ – Jordania ngushton diferencën me Olwan, i cili ka përfituar nga një hezitim i mbrojtjes kuqezi për të goditur saktësisht në portën e mbrojtur nga Dajsinani.

79’ – Gooooool! Broja bën gjithçka në krahun e djathtë të sulmit për të shërbyer për Bajramin, i cili nuk fal para portës, 4-1.

77’ – Në fushën e lojës zbret Elseid Hysaj, në vend të Balliut, i cili thyen rekordin, bëhet lojtari me më shumë ndeshje me kuqezinjtë, 94.

75’ – Goooooool! Spektakël i Arbër Hoxhës, i cili me një goditje nga distanca ka arritur të shënojë një gol mjaf të bukur.

65’ – Goooooool! Shqipëria kalon ne avantazh. Asllani ka shërbyer në mënyrë perfeke për Armando Brojën, i cili me një qetësi të admirueshme ka arritur të mposhtë portierin Abulaila.

61’ – Ndryshim në sulmin kuqezi, Broja në vend të Dakut.

52’ – Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Asllani është ndalur nga muri i Jordanisë.

Pjesa e dytë nis me ndryshime për kuqezinjtë: Cake, Ramadani e Gripshi në vend të Gjimshitit, Shehut e Asanit.

Mbyllet pjesa e parë

45’+2 – Jordania i afrohet golit me anë të Alnaimat , por Dajsinani është treguar i saktë me ndërhyrjen e tij.  

43’ – Pas një aksioni të kuqezinjve, Asllani shfaqet rrezikshëm me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi është devijuar në këndore nga një mbrojtës i Jordanisë.

40’ – Goooooool! Shqipëria ka barazuar rezultatin. Një veprim i bukur nga Bajramim me një top të dërguar në zonë, ka sjellë autogolin e Abualnadi.

27’ – Një goditje këndi e Jordanisë i ka dhënë mundësinë Al-Rashdan të godasë me kokë duke mposhtur Dajsinaninm 0-1.

21’ – Daku e më pas Bajrami tentojnë portën e Jordanisë, por pa arritur të finalizojnë si duhet.

18’ – Çfarë mrekullie nga ana e portierit Dajsinani! Një gabim në mbrojtjen kuqezi, nga ana e Balliut, i dha mundësinë Al-Tamari të shfaqet i vetëm përballë portierit kuqezi, i cili arriti ta ndalë.

16’ – Asani tenton me të majtën e zakonshme, por pa arritur të mposhtë portierin e Jordanisë.

10’ – Moment i mirë për kuqezinjtë, por Daku në momentin e fundit nuk ka mundur të bëjë finalizimin e duhur.

6’  – Al-Rashdan tenton portën kuqezi nga distanca, por pa rezultat.

3’ – Një goditje dënimi e Asllanit ka sjellë rrezik në zonën e Jordanisë, por topi ka përfunduar në duart e portierit Abulaila

Në “Air Albania” ka nisur ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›