E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet për dy muaj komisioni për përgjimet

Do të shtyhet edhe për dy muaj puna
e komisionit hetimor të përgjimeve.
Kryetari i komisionit hetimor për
përgjimet ka bërë me dije dje në sallën e
Kuvendit se puna e komisionit do të shtyhet
edhe për dy muaj. Kjo është hera e
dytë që ky komision kërkon afat shtesë
për të vijuar punën e tij. Gjatë punës së
këtij komisioni, ndryshimet në ligjin
për "përgjimet telefonike" synojnë që
të zgjerojnë rrethin e institucioneve që
kanë të drejtë të përgjojnë telefonatat.
Kështu që, përveç SHISH-it dhe Prokurorisë
së Përgjithshme, e drejta e përgjimit
i jepet edhe seksionit të përgjimeve
të Policisë së Shtetit dhe shërbimit të
kontrollit të brendshëm në Ministrinë
e Brendshme. Në këto dy struktura do
të emërohen edhe punonjës të posaçëm
për të kryer përgjimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›