E Diel, 1 Nëntor 2026

Surroi: Fuqia e Kosovës për të krijuar shtetin

Politikës kosovare i ka munguar në këto ditë të veçanta, pikërisht një nga zërat më të fuqishëm të saj: Veton Surroi. Pas humbjes në zgjedhjet e nëntorit 2007 dhe dorëheqjes nga kreu i partisë që ai themeloi, ORA, del për herë të parë në emisionin "Top Show" të drejtuar nga Alban Dudushi. Përballë analistëve: Skënder Blakaj, Edi Zaloshnja, Bernard Zeneli dhe Mentor Nazarko, Surroi dha gjykimet e tij për politikën aktuale në Kosovë, si edhe për ndërkombëtarët.

"UJDI, Shoqata Për Iniciativë Demokratike Jugosllave, iniciativë e cila në vitin 1989 kishte për qëllim që të fuste sistemin shumëpartiak në Jugosllavi në atë kohë u futën disa intelektualë shqiptarë, unë hyra me vonesë në pjesën e fundit, por unë u zgjodha kryetar i degës së Kosovës. Kjo u bë në marrëveshje me dr. Rugovën dhe një pjesë të prijësve të LDK, sepse në atë mënyrë ne hapnim rrugën për pluralizmin në Kosovë. Nuk mund të akuzonte kush në atë sistem që hapnim një degë të një organizate jugosllave, pasi përmes saj, ne arritëm të gërricnim një pjesë të intelektualëve të Jugosllavisë që të deklaroheshin pro Kosovës, edhe pse jo shumë.

Zgjedhjet

Mund të ketë pasur vjedhje të votës, por po qe se vjedhja e votës nuk konstatohet, nuk e kap dhe për këtë nuk ekziston një vlerësim i besueshëm i një numri më të madh aktorësh politikë, atëherë nuk mund të flitet për të.

Elementi i dytë të cilin dua ta prek, është se ne ndonëse kemi pasur disa indikacione kemi qenë po ashtu të vetëdijshëm se të flasësh për vjedhje votash në kohën kur vendoset për statusin do ta dëmtonte procesin për statusin e Kosovës. Nuk dihet kush është më në avantazh.

Nëse ka diçka të vërtetë në të është se unë e kam ngritur zërin dhe vazhdoj ta ngre, ndonëse kam një respekt të jashtëzakonshëm për ndihmën që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare, unë mendoj se duhet krijuar një relacion barazie midis nesh dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe jo një marrëdhënie varësie.

Ne kemi qenë me "Vetëvendosjen" bashkë në çështje të vetëvendosjes, por kemi qenë të ndarë në shumë çështje të tjera të aktivitetit të tyre. Nëse i shikon shkrimet, deklaratat e mia, menjëherë pas vitit 1999, pas instalimit të UNMIK-ut në Kosovë, unë kam pasur një ton kritik, sepse kam parandier se në mungesë të krijimit të një peshe fondamentale kosovare, UNMIK-u do të merrte të gjitha kompetencat. Unë mendoj se tani jemi prapë në një fazë të njëjtë, ndonëse jam plotësisht i vetëdijshëm se kemi nevojë për përkrahjen ndërkombëtare, ushtarake po se po, por edhe civile. Prania e ndërkombëtarëve nuk ka qëllime të këqija, por unë nuk po flas për qëllimin, por për pasojat. Dhe pasojat e pranisë së fortë ndërkombëtare këto 8 vitet e fundit dhe institucioneve të brishta kosovare është se nuk kemi krijuar një marrëdhënie barazie. Premisa është që kemi institucione të brishta kosovare dhe prani të fortë ndërkombëtare dhe është dëshmuar se prania e fortë ndërkombëtare krijon varësi dhe jofunksionalitet në institucione. Ajo për çfarë angazhohem unë tani është që të krijojmë një dialog intensiv midis institucioneve kosovare dhe pranisë ndërkombëtare në mënyrë që të gjejmë një modus-vivendi të ri dhe jo që institucionet kosovare çfarë janë sot dhe çfarë gjendje kanë trashëguar nga e kaluara të jenë vetëm marrëse të informacionit.

Kritikat ndaj EULEX paradoksi i pranive ndërkombëtare

është e qartë që ekziston një mosbesim ndaj Kosovës. Ne kemi një mision ndërkombëtar si UNMIK-u që vjen në Kosovë dhe implementon sundimin e ligjit, ndërkohë që përshkrimi i punës së UNMIK-ut është që të mos krijojë ligj të brendshëm në Kosovë, që të jetë gjithmonë interpretues i ligjit. Pra, Z. Ryker është posti më i lartë që ekziston në historinë e njerëzimit.

Ndërsa EULEX ka sundimin e ligjit dhe kur ke këtë ti administron Kosovën në masë të madhe.

Duhet apo nuk duhet një prani kaq e madhe në Kosovë?

Kosova nuk ka kapacitete të sundimit të ligjit, por nëse do ta bëjnë të huajt, atëherë Kosova kurrë nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë kapacitetet e veta. Dhe ky është paradoksi i brendshëm i ndërtuar. Është një rreth vicioz nga i cili dilet me besueshmëri brenda shoqërisë se ekziston kapaciteti transformues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›