"Situata, ne prag shperthimi"
Shqiptaret e Kosoves presin pavaresine, gje te cilen Beogradin e refuzon dhe rrjedhimisht nuk duhet nencmuar rrezikshmeria e situates. Ish-shefi i Shtabit te Ushtrise britanike, i cili komandoi forcat e NATO-s, kur ato hyne ne Kosove ne vitin 1999, thote se situata kercenon te shpertheje, duke shtuar se deshtimi ne arritjen e nje marreveshjeje per statusin ka krijuar nje gjendje kaotike. Ne nje shkrim, te botuar dje ne gazeten britanike, "Sunday Telegraph", gjenerali Mike Jackson paralajmeron, gjithashtu, se gjendja ne Kosove eshte jashtezakonisht e paqendrueshme. "Nuk besoj se serbet jane aq te krisur per te bere invazion ne Kosove, ku do te ballafaqoheshin me KFOR-in, por druaj nga dhuna nderetnike dhe rrjedhimisht duhen derguar perforcime per KFOR-in", tha gjenerali Xhekson.