Rrembimi i Sarandes, kapet polici i arratisur
ATHINE - I denuar me 15 vjet burg ne Shqiperi dhe i arratisur nga burgu, nje 34-vjecar kishte krijuar nje biznes dhe punonte i qete ne qender te Athines. Por Gezim Elmazi eshte arrestuar mengjesin e djeshem nga policia greke. Ka qene nje kontroll i rastesishem ne lokalet ne qender te kryeqytetit grek, qe ka zbuluar dhe Gezim Elmazin, emer i cili figuronte ne listat e Interpol Tiranes, si person i shpallur ne kerkim nderkombetar prej me shume se pese vjetesh, pasi ishte i denuar per rrembim. Nderkohe qe burime policore kane bere te ditur se emri i ketij personi rezulton te kete dale dhe gjate hetimeve per masakren e Qafe Gjashtes, ku nje efektiv policie u dogj i gjalle. Lajmi eshte bere i ditur dje nga mediat vendase, sipas te cilave ish-polici i Komisariatit te Policise se Sarandes ka rene ne pranga nga policia greke, pasi kishte marre denim nga drejtesia shqiptare me akuzen e rrembimit. Per kete ngjarje mesohet se ne vitin e trazirave 1997, me 19 qershor Gezim Elmazi, 34 vjec, kishte kryer nje rrembim, duke mbajtur ne nje tunel nje person per me shume se 15 dite, duke i shkaktuar atij plage te renda. Ne nje operacion, te organizuar nga koleget e tij ne Sarande, Gezim Elmazi nga Tepelena do te binte ne prangat e policise.
Nga verifikimet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, Elmazi akuzohet se ne bashkepunim edhe me persona te tjere, ne daten 2 prill te 97-es ka torturuar dhe i ka hequr ne menyre te paligjshme lirine shtetasit B.V nga fshati Shendelli, 20 km larg qytetit te Sarandes. Ai do te denohej me 15 vjet burg me akuzen e "heqjes se paligjshme te lirise" dhe "veprime te dhunshme". Vendimi u dha nga Gjykata e Rrethit te Sarandes. Por me 9 janar 2002, ish-polici Elmazi do te largohej nga burgu i Vaqarrit ne Tirane. Ai e realizoi kete, duke marre nje leje ditore per ne shtepine e tij dhe nuk eshte kthyer me, duke u larguar drejt Greqise. Ne qender te kryeqytetit grek, ai kishte mundur te krijonte edhe nje biznes, nje lokal ne pronesi te tij.