E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Skandaloze”- Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak Tiranë: Ministri i Drejtësisë shërben si mesazher i një shantazhi! Rilindja është katandisur në bandë kusarësh!

Këshilltarja e PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilda Zhulali ishte sot e ftuar në News24 ku foli edhe për rastin e paprecedentë në mazhorancën socialiste.

edi rama veliaj

Toni Gogu ka qenë në në burgun e Fierit, dy ditë më par ëpër të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit dhe avokati i tij pretendojnë se Gogu, ministri i Drejtësisë, erdhi me mesazh kërcënimi nga kryeministri Rama, që Veliaj të heqë dorë nga bashkia Tiranë, financimi i protestës si dhe të delegojë detyrën te Arbër Hajdari.

Zhulali thekson se kemi të bëjmë me një skandal dhe tregon se Rilindja është katandisur në një bandë kusarësh. Gogu është ministër shton Zhulali dhe nuk mund të shërbejë si një mesazher i një mesazhi shantazhues ndaj një të burgosuri.

Ilda Zhulali: Bandë mafioze. Skandaloze që ministri shkon në burgun e Veliajt. Akoma nuk kemi shkresë që me çfarë motivacioni është transferuar Veliaj në burgun e Fierit. Puna është ku është katandisur Rilindja dhe kjo bandë kusarësh. Kur e bëjnë me Erion Veliajn, që është bashkautor i të gjithë aferave të korrupsionit. Ai po shijon sot gjënë që ka gatuar vetë. Mendoni se çfarë mesazhi jep kjo qytetarit, studentit që ka dalë në protestë, qytetarit që guxon të ngrejë kokën për një padrejtësi që i bëhet. Rama gjithë Shqipërinë e konsideron burg.

Del ministri i Drejtësisë dhe shërben si mesazher i një mesazhi shantazhues. Zoti Gogu shkon si institucion atje. Çfarë ankesash mori? Tha që shkova të dëgjoj ankesat e zotit Veliaj. Për këto veprime që bën paguhet me taksat e shqiptarëve. Duhet të japë llogari për çfarë ka shkuar atje. Tha shkova si ministër dhe flet si shoku i Erionit. Ne sot jetojmë në një gjendje katastrofike në Shqipëri. Kemi lajmin dje si u gjet kutia me euro në shtëpinë e Ballukut. Kjo është Shqipëria. Prandaj njerëzit kanë dalë në protestë. Duhet të bëjmë çdo gjë që kjo protestë të mos shuhet. Të mos kemi iluzionin që Edi Rama do tërhiqet dhe do bëhet burrë më i mirë. Merr masa represive edhe ndaj fëmijëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›