Spanja, kampione e Evropës pas 44 vitesh
Goli i Torres i dhuroi Spanjës suksesin e dytë në historinë e saj në Evropian, pas asaj të vitit 1964.
Skuadra e Aragones mundi sot 1-0 Gjermaninë, shumë e pambrojtur për të përballuar avantazhin iberik.
Në fund, 'plaku' Aragones , trajneri i Spanjës së re ka buzëqeshur, pasi ka mundur një Gjermani, të njohur për teknikën e saj dhe për fizikun shumë të mirë të lojtarëve.
Që në fillim, kanë qenë spanjollët që kanë vënë në rrezik portën kundërshtare.
Në kohën që Gjermania e ngadalëson shumë linjën mbrojtëse, atëherë vjen dhimbja.
Shpejtësia e Torres ka qenë një armë shumë e fortë për mbrojtjen gjermane dhe pas disa sinjalesh shumë shpresëdhënese për një gol vjen së fundi euforia.
Në minutën e 33-të është shënuar goli i parë i ndjeshjes për kupën e Evropianit.
Reagimi i gjermanëve ka ardhur më pas me një tentativë, por jo me rezultat.
Edhe pas minutave të tjera, deri në fund të lojës rezultati ka mbetur i pandryshuar dhe Spanja është kurorëzuar mbretëresha e Evropianit, pas 44 vjetësh.