DiCarlo: Gruevski vendos për Qeverinë
Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Rosemary DiCarlo vlerëson se pjesëmarrja e njërës ose të dy partive shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë varet nga mandatari, Nikolla Gruevski.
“A do të jenë pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë, njëra apo të dy partitë shqiptare varet nga mandatari, Nikolla Gruevski. Me rëndësi është që Qeveria të vazhdojë rrugën reformuese evroatlantike dhe implemnetimin e Marrëveshjes së Ohrit” deklaroi Di Carlo në një intervistë për Radio “Kanal 77”.
Lidhur me çështjen e emrit ajo tha se SHBA-të nuk kanë një propozim plan të posaçëm për zgjidhjen e konstestin greko-maqedonas për emrin kushteutes të Maqedonisë.
"Propozimi ynë është që të mbështetet procesi i OKB-së dhe ambasadori Metju Nimic. Ai është një ndërmjetësues i shkëlqyeshëm dhe ne i japim mbështetje të plotë. Por SHBA-të nuk kanë propozim të vetin”, deklaroi Di Carlo në një intervistë për Radio “Kanal 77”.
Ajo vlerëson se Maqedonia nuk duhet të dëshpërohet edhe nëse deri më 9 korrik nuk zgjidhet çështja e emrit dhe vendi përsëri nuk merrë ftesë për anëtarësim në NATO.