Ivanoviç: Kuvendi, nuk ka domethënie
Njëri nga liderët e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç tha se formimi i Kuvendit të serbëve në Kosovë nuk ka domethënie.
Në një deklaratë të bërë për mediat serbe, duke shprehur mendimin e tij për krijimin e kuvendit serb në Kosovë, theksoi se është në pritje, që qeveria e re e Serbisë të rishqyrtojë politikën e deritashme ndaj Kosovës. “Politika e deritanishme ka qenë populiste dhe e mbushur me premtime të fuqishme"- tha ai .
Lideri i serbëve, tha se institucionet paralele në shëndetësi dhe arsim e kanë ndihmuar bashkësinë serbe në Kosovë, por me formimin e tyre "nuk mund të shkohet deri në fund, pasi është e pamundur të formohet policia apo gjyqësia paralele".