E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi-BE, mosmarrëveshje për Kosovën

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shprehur shqetësim serioz lidhur me deklaratën e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannieri se udhëheqësja e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë dritën e gjelbër rikonfigurimit të misionit të OKB-së në Kosovë.

"Nëse një urdhëresë e tillë ka ardhur kjo do të thotë se udhëheqësia e sekretariatit të OKB-së i ka shkelur kompetencat e saj duke sjellë një vendim që është përgjegjësi e Këshillit të Sigurimit", thuhet në një komunikatë të ministrisë së jashtme ruse. Krerët e BE dhe Rusisë në takimin që kanë zhvilluar në Siberi janë marrë vesh për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Por në këtë takim ata nuk arritën të merren vesh për pavarësinë e shtetit më të ri të botës, pra Republikën e Kosovës.

Meqë Rusia, rajonin e Ballkanit e konsideron si një zonë tradicionale të veprimit të saj politik, por Evropa dhe Amerika nuk e pranojnë një gjë të këtillë dhe me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ata apo përpiqen të ulin ndikimin e Rusisë në këtë rajon.

BE-ja mendonte se Rusia do të hiqte dorë nga Kosova pas njohjes së pavarësisë së saj nga rreth 40 vendeve të botës, por ende vazhdon kundërshtimi i Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›