E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrohja globale, Ban Ki Moon i kërkon Japonisë projekte ambicioze

Japonia duhet të jetë më ambicioze në çështjen e reduktimit të emetimeve të gazit me efekt serë në atmosferë, si shkaktar kryesor i ngrohjes klimatike. Me këtë kërkesë i është drejtuar sekretari i pëgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, Japonisë, sot gjatë një takimi.

''Japonia ka bërë të ditur se kërkonte reduktimin e emetimeve të gazit me efekt serë më 14 për qind deri në vitin 2020 në raport me nivelin aktual. I bëj thirrje Japonisë të japë prova për më shumë iniciativa dhe të njoftojë një propozim të një niveli më të lartë'', ka thënë ai gjatë një fjalimi në Kioto.

Ban Ki-Moon, po zhvillon aktualisht një tur vizitash në kontinentin aziatik. Mësohet se ai o të shkojë më pas në Kinë, Korenë e Jugut dhe do të rikthehet në Japoni për të marrë pjesë në samitin e G8-s që do të zhvillohet më 7-9 korrik në Tokio.

Ndërkaq, Japonia synon që tema kryesore e diskutimve të samitit të G8-s të jenë çështjet e mjedisit. ''Si fuqia e dytë ekonomike në botë dhe lidëri kryesor në fushën e teknologjisë mjedisore, Japonia ka përgjegjësinë politike dhe morale të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjeve lidhur me çështjen e ngrohjes klimatike'', theksoi ai

Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ngrohja klimatike globale kërkon një përgjigje botërore. Ai ka bërë me dije se 'ekzistojnë burime, teknologji, por mungon vullneti politik në nivel liderësh botërorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›