TEL AVIV – Izraeli zgjeron ofensivën duke shënjestruar qendrat raketore në Iran

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA /- Rreth 30 avionë luftarakë izraelitë kryen sulme masive sot në Iran, ndërsa Izraeli zgjeroi ofensivën e tij të nisur rreth një javë më parë, tha një zëdhënës ushtarak.
Sipas tij, avionët luftarakë hodhën bomba në një qendër komande strategjike raketash në provincën qendrore të Yazdit, ku thuhet se ruhen raketat “Khorramshahr” – duke shënuar sulmin e parë izraelit në këtë zonë të Iranit.
Rreth 60 nga këto raketa me rreze të mesme veprimi prej 2,000 kilometrash thuhet se janë lëshuar prej këtij vendi në Izrael, kohët e fundit.
Sipas zëdhënësit, Forcat Ajrore Izraelite bombarduan gjithashtu lokacionet ku lëshoheshin raketat, objektet e prodhimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe qendrat e komandës së dronëve dhe objektet e magazinimit në Isfahan, Bushehr dhe Ahvaz.
“Ushtarët iranianë që operonin sistemet raketore u eliminuan gjatë sulmeve”, tha ai.
“Centrali bërthamor civil në Bushehr nuk ishte një objektiv i këtyre sulmeve”, shtoi zëdhënësi. //a.i/