E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ministri i Mbrojtjes: Izraeli dhe SHBA-ja vepruan për paqen e të gjithë botës së lirë

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA/- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka mirëpritur sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane – duke i quajtur një hap historik.

“Qëllimi i sulmeve ndaj tre objekteve bërthamore ishte të sigurohej që Irani të mos zotëronte armë bërthamore – armë që do të kishin rrezikuar Izraelin, vendet e rajonit dhe interesat e sigurisë kombëtare të vetë SHBA-së”, tha Katz.

“Aleanca midis SHBA-së dhe Izraelit është më e fortë se kurrë – në dobi të paqes dhe sigurisë së të dy kombeve dhe të gjithë botës së lirë”, tha ai në deklaratën e tij. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›