E Diel, 1 Nëntor 2026

"Taksat e shëndetit", drejt dyfishimit

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit shëndetësor, por njëkohësisht edhe tregu i shëndetit do të jetë më i sigurt nëse secili investon pak më shumë. Sipas kreut të komisionit parlamentar të shëndetësisë, Tritan Shehu, pa një skemë të sigurimeve shëndetësore të shtrirë në të gjithë sistemin, nuk mund të sigurohet tregu i shëndetit, i cili është e vetmja forcë lëvizëse për sistemin shëndetësor. "Kontribute minimale që kemi (vetëm 3%) duhet të rriten në një kohë sa më të shkurtër të paktën në masën 7% në mënyrë të parë dhe pastaj për t‘u rritur më tej në zgjerimin e skemës edhe në spitale", sqaroi Shehu. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që të stimulojë sistemin shëndetësor drejt decentralizmit, konkurrencës së brendshme, krijimit të konceptit të spitalit-ndërmarrje si një element themeltar për zhvillimin e sistemit spitalor. Sipas specialistëve, me as 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nuk mund të ketë sistem shëndetësor të zhvilluar. Kjo mund të kompensohet me rritjen e kontributeve, si dhe duke zgjeruar numrin e kontribuuesve, i cili mbetet ende i vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›