E Martë, 3 Nëntor 2026

Tarran në Pogradec, takim me kryebashkiakun Xhakolli: Promovim i kulturës dhe historisë së zonës

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran, vizitoi sot Bashkinë e Pogradecit, ku takoi kryetarin e saj, Ilir Xhakolli, dhe stafin e tij.

Takimi prezantues pati si temë kryesore nevojën për bashkëpunim sa më të ngushtë mes gjithë aktorëve vendorë për sigurinë, reklamimin e kulturës, traditës së pasur dhe historisë së zonës së Pogradecit.

Më herët, ambasadori Tarran takoi përfaqësues të shoqërisë civile në Pogradec, duke pasur parasysh fokusin e veçantë të Prezencës për zhvillimin dhe fuqizimin e shoqërisë civile në vend.

Ambasadori Tarran ndau me përfaqësuesit e shoqërisë civile gatishmërinë e Prezencës për të ofruar asistencën e saj në këtë proces zhvillimi e bashkëpunimi.

1 nga 4

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›