Të gjithë kundër Stoner në garën për titull
Numërimi mbrapsht për rifillimin e MotoGP-së ka filluar. Kampionati botëror në klasin "Mbretëreshë" do të startojë në errësirë. Nën dritën e projektorëve, të dielën në orën 21:00 lufta fillon me Çmimin e Madh të Katarit. Protagonisti i padiskutuar i këtij fillim-sezoni është gjithmonë ai, Keisi Stoner. Australiani kampion bote i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet gjatë testimeve: Stoner dhe Dukati kanë treguar se kanë diçka më shumë se rivalët. Diferencat kanë qenë mjaft të konsiderueshme, qoftë në pistat e thata, ashtu edhe në ato të lagura. Të paktën në letër, kundërshtari që do të tentojë ta frenojë është Valentino Rosi. "Doktori" do të bëj të pamundurën për të fituar, edhe prej zhgënjimit në kampionatin 2007. Rosi do të garojë me "Brixhston", ashtu sikurse Stoner, por mbeten ende dyshime nëse Jamaha e tij do të jetë po aq e shpejtë sa Dukati. Rival i fortë pritet të jetë edhe Honda, e cila kërkon të rikthehet si marka dominuese në MotoGP.