Ranieri nën akuzë, Lipi për stolin
Nuk është e nevojshme të jesh një gjeni në matematikë për të kuptuar se kriza e Juventusit pasqyrohet nga shifrat. Një pikë në tre ndeshjet e fundit në Serinë A është shumë pak për pretendimet e bardhezinjve. 24 orë pas humbjes me Fiorentinën nuk kanë munguar kritikat e ashpra ndaj skuadrës dhe trajnerit. Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për të përcaktuar masat që do të merren për të dalë nga kriza. Përfundimet e takimit do t‘i bëhen të ditura sot skuadrës. Në të gjithë këtë situatë, edhe tekniku Ranieri nuk është i sigurt, edhe pse të paktën për momentin nuk priten masa drastike (me fjalë të tjera ndryshim në stol). Përveç analizës së klubit, kanë filluar të lëvizin edhe tifozët, sipas të cilëve "Ranieri nuk është i përshtatshëm për piacën juventine" dhe "kërkohet rikthimi i Lipit". Interesimi për trajnerin kampion bote me Italinë nuk është asgjë e re, palët kanë respekt reciprok, por pengesë serioze mund të jetë Barcelona, që e cilëson si pasardhës të Rajkard.