Të rinjtë e PDK-së, nismë për të moshuarit
Forumi rinor i PDK-së ka ndërmarrë dje një nismë "Nuk jam vetëm" për moshat e treta. Sipas drejtuesve të këtij forumi, kjo nismë pritet të zgjerojë grafikun e saj me nisma sociale, kulturore, arsimore në të gjithë Shqipërinë. Përfaqësues të FRPDK-së, dje kanë qenë prezentë në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, ku patën mundësi të njiheshin nga afër me problemet e jetës së tyre dhe me dëshmi reale të kësaj shtrese të popullsisë. Nisma "Nuk jam vetëm", është një nismë kombëtare e shtrirë në çdo qendër apo qark dhe ka si qëllim vlerësimin e moshës së tretë, jo vetëm me respekt, por dhe me politika mbështetëse e përfshirëse të denja të shoqërisë.