Tiranë, shtyhet seanca për masakrën e Cërrikut
Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda deklaroi sot të hapur procesin gjyqësor për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri në vitin '97, që njihet si masakra e Cërrikut. Ndonëse për mungesë të përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të të akuzuarve, seanca u shty për më vonë.
Masakër, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri u vranë 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën 16 punonjës të Policisë së Shtetit.
Të pandehur në këtë proces janë nëntë persona, kryesisht banorë të Cërrikut, të cilët janë arrestuar vitin e kaluar pas një operacioni të mirëorganizuar nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila kreu hetime për muaj me radhë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Por seanca e parë e këtijprocesi, e cila ishte planifikuar për t'u zhvilluar sot, u shty për javën e ardhshme për shkak se në sallën e gjyqit mungonin disa nga përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të të akuzuarve si autorë të kësaj ngjarjeje.