Digjet lokali në qendër të Fierit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lokal në qendër të qytetit te Fierit është përfshirë nga flakët. Sipas policisë zjarri në lokalin e mbyllur që prej dy vjetësh ka rrezikuar disa lokale të tjera që ndodheshin rrotull tij. Banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikëset të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit në ndërtesat e tjera. Megjithë ndërhyrjen kati i dyte i këtij lokali ishte djegur plotësisht. Pronaret e lokaleve të tjerë, të cilët i kanë ndërtuar ato artistikisht me lëndë te pare drurin janë shprehur se kanë shpëtuar mrekullisht pasi edhe era frynte në kahun e kundërt. Megjithatë nga nxehtësia njeri prej xhamave të një lokali është thyer. Sipas policisë akoma nuk është përcaktuar shkaku i këtij zjarri. Njëra nga pistat mund të jetë ndonjë zjarr i ndezur nga endacaket.