Policia elektrike aksion për lidhjet e jashtëligjshme
Policia Elektrike ka nisur ndëshkimin e subjekteve që nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj KESH. Në bazë të masave ndëshkuese që ka marrë ndaj debitorëve të pa bindur, ka arritur që të përgjysmojë vlerëne përgjithshme të debisë. Momentalisht vlera e borxhit që abonentët familjar dhe subjektet private, i detyrohen KESH, është rreth50 milion lekë, nga rreth 94 milion që ishte më parë. Numërohen rreth 40 subjekte private dhe 80 familjar që nuk kanë paguar gjobat e vendosura nga policia elektrike, gjatë periudhës Janar-Korrik. Shefi i Policisë Elektrike Festim Metaj tha se: "Kemi ndërmarrë aksion në shkallë të gjerë në rrethet Fier, Vlorë e Mallakastër, për ndëshkimin e debitorëve ndaj DSHE, ndaj abonentëve që abuzojnë me konsumimin e energjisë si dhe subjekteve privat e familjar që nuk kanë paguar gjobat e vendosura nga ana jonë për shkeljet e ndryshme.Gjithashtu ne kemi kontrolluar dhe konstatuar abonentë familjarë dhe subjekte që abuzonin me energjinë elektrike duke vjedhur sasinë e konsumuar nëpërmjet lidhjeve të jashtë ligjshme dhe ndërhyrjeve në matësa". "Për këtë qëllim, ne kemi bërë prerjen e rreth 90 lidhjeve kryesisht në rrethet Mallakastër, Fier e Vlorë. Kemi bërë si 8- mujor rreth 11 kallëzime penale për subjektet që nuk kanë paguar gjobat e vendosura nga ana e policisë elektrike", -pohon Metaj . Më e vështirë paraqitet situata në subjektet private, për këtë arsye kreu i Policisë Elektrike kërkon më shumë kompetenca dhe forcë ligjore për penalizmin dhe detyrimin e këtyre subjekteve.