Tiranë, vetëhelmohet 33-vjeçarja
Një 33-vjeçare nga Tirana i ka dhënë fund jetës duke gëllitur disa kokrra fostoksinë. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së kryeqytetit mësohet se Ardita Baliku ka mbërritur e vdekur në spital, pa marrë ndihmën mjekësore. Kanë qenë familjarët e Balikut që e kanë sjellë në urgjencë vajzën në spital por ajo nuk ka mundur dot të mbijetojë. Pas marrjes në pyetje nga policia, familjarët kanë deklaruar se Baliku kohët e fundit kishte kaluar një gjendje të rënduar psikologjike, shkaqe të cilat e çuan vajzën drejt flijimit.