E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Ligji të veprojë rreptë

"Dhuna në familje duhet ndëshkuar me forcën e ligjit. Edhe pse në vitin 2006 e kundërshtova një ligj të tillë, nuk isha e bindur për efektet dhe zbatimin e tij, por tashmë ka ardhur koha që dhuna dhe krimi brenda familjes të ndëshkohet rreptë. Dhuna duhet identifikuar, denoncuar e parandaluar dhe me ligj do të vendosen dhe format e ndëshkimit". Kështu është shprehur Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dje në Korçë. Ajo ka zbritur në qytetin juglindor, në kuadrin e fushatës së luftës kundër dhunës në familje. Topalli nuk është ndalur thjesht te dhuna ndaj gruas, por edhe te format e tjera të saj. Kryeparlamentarja ka zhvilluar një takim në auditorët e universitetit "Fan Noli", për të shpalosur edhe idetë për ndalimin e këtij fenomeni para studentëve dhe pedagogëve. Sipas Topallit, do të vendoset me ligj ndalimi i dhunës në familje. Ajo ka përmendur si shembull këngën e "Pink", ku një fëmijë përjeton divorcin dhe dhunën mes prindërve, si dhe marrëdhëniet e tensionuara, duke u lutur: "Nënë mos qaj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›