E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson kërkon të blejë Filip Lahm

Nuk është vetëm Barcelona në garë për të blerë mbrojtësin e Bajernit të Mynihut dhe të përfaqësueses gjermane, Filip Lahm. Sipas mediave angleze, 24-vjeçari është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së janarit të Aleks Ferguson, i cili do të ketë një shumë të konsiderueshme për të shpenzuar në merkaton e muajit janar. Ndonëse Bajerni nuk heq dorë lehtë nga futbollisti, marrëdhëniet e mira mes klubit gjerman dhe Mançester Junajtid, mund të bindin drejtuesit e bavarezëve që kjo marrëveshje të kryhet për një shumë që vërtitet rreth 20 milionë eurove. Ferguson mendon se Lahm është zëvendësuesi perfekt i Geri Nevill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›