Topi-Bebic: Bashkepunim per heqjen e vizave me Kroacine
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ne takimin qe zhvilloi me Kryetarin e Parlamentit te Kroacise, Luka Bebic, vleresoi bashkepunimin e pales kroate per heqjen e sistemit te vizave me vendin tone "Ne kuader te lehtesimit te metejshem te regjimit te vizave, qe Shqiperia po perpiqet te arrije me BE-ne, ne vleresojme bashkepunimin per heqjen e sistemit te vizave nga pala kroate", deklaroi Presidenti shqiptar. Ai gjithashtu shprehu besimin se kjo do te nxiste kontaktet mes dy popujve, levizjen e lire te njerezve dhe mallrave si dhe do t'i jape me shume shtytje intensifikimit te bashkepunimit dypalesh ne fushat me interes te ndersjelle, sidomos ne sektorin ekonomik e turistik. Zyrtaret e larte kroat vleresuan ftesen e perbashket qe Shqiperia dhe Kroacia moren per anetaresimin ne NATO si nje arritje te madhe dhe nje hap te rendesishem pozitiv per ecurine e reformave ne te dy vendet.