Trajneri, mbeten tre alternativa
Drejtuesit e FSHF-së kanë përcaktuar tre kandidaturat nga të cilat do të zgjidhet emri i trajnerit të ardhshëm të përfaqësueses kuqezi. Zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Lysjen Nurishmi, ka treguar emrat e atyre që kanë mbetur në garë për të marrë stolin e kuqezinjve pas bisedimeve që kanë zhvilluar me drejtuesit e FSHF-së në Vjenë. "Tre emrat e trajnerëve janë holandezi Ari Han, austriaku Hans Krankl dhe gjermani Lorenc Gynter Kostner, ish-trajner i Karlsruhes. Mes këtyre tre trajnerëve do të zgjidhet emri i atij që do të ulet në stolin e kombëtares. Presidenti Duka ka bërë të ditur se kandidaturat italiane kanë rënë për shkak të kërkesave të larta ekonomike, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret para përfundimit të këtij viti", u shpreh Nurishmi.