E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare thyen "tabunë" e golit

Igli Tare ka thyer heshtjen e gjatë, duke shënuar golin e tij të parë sezonal me fanellën e Lacios, për t‘i siguruar skuadrës së tij një barazim të vlefshëm 2-2 në fushën e Palermos. Sulmuesi ka kaluar thuajse të gjithë pjesën e parë të sezonit në tribunë apo pankinë, pa arritur të thotë fjalën e tij në fushën e lojës. Por pas aktivizimit në kupë gjatë mesjavës, trajneri Delio Rosi i ka besuar atij më shumë minuta në pjesën e dytë të takimit kundër Palermos, ndërsa takimi ishte 2-0 për skuadrën siciliane. Pas shkurtimit të diferencës nga Firmani, Tare është bërë protagonist në minutën e 83-të, kur ka shënuar golin e barazimit përfundimtar 2-2 për skuadrën e tij. Për sulmuesin, ky ishte edhe goli i parë sezonal, pas një viti e gjysmë vuajtje mes pankinës dhe tribunës, që solli edhe largimin e tij nga përfaqësuesja shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›