OKB – Këshilli i Sigurimit takim urgjent pas sulmeve amerikane në Iran

NJU JORK, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot pasdite, pas sulmeve të SHBA-së në Iran, njoftoi misioni i Gujanës, i cili kryeson këshillin gjatë muajit qershor.
Ky takim, i planifikuar për në orën 15:00 (19:00 GMT), do të jetë i treti i këshillit që nga fillimi i luftës midis Iranit dhe Izraelit.
Shtetet e Bashkuara bombarduan tre vende zona bërthamore në Iran të dielën duke iu bashkuar ofensivës së nisur nga Izraeli më 13 qershor.
Disa orë më vonë, Irani lëshoi 40 raketa drejt Izraelit dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se “minoi” shanset për një zgjidhje diplomatike të çështjes bërthamore./ a.jor.