Kanosi një plak, pranga 22-vjeçarit
Policia lokale e Tropojës ka prangosur dje pasdite në flagrancë shtetasin Fation Alia, 22 vjeç, nga Rragami i Tropojës së Vjetër. Ai akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Burimet e policisë thonë se i riu kishte kanosur për vrasje Qemal Osmanin, 70 vjeç, nga Bajram Curri, i cili kishte pronat e tij, tokë bujqësore në Rragam, ku shkonte dhe punonte çdo ditë. Për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, Osmani është kërcënuar nga i riu se do ta rrihte dhe madje do ta vriste. Pas kësaj ka ndërhyrë policia, ku plaku ishte ankuar. Nga kontrolli në banesën e kërcënuesit në Rragam nuk u gjet gjë, por 400 m më tej, në një ferrë, i riu kishte fshehur një pushkë dhe një automatik. Ai u arrestua.