Zogaj: Do të rikthehet regjimi i vjetër
Deputetët e PD-së shprehen optimistë për faktin se Shqipëria dhe Maqedonia do të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjen e vizave. "Nuk mund të themi se Maqedonia do të shkojë shpejt
drejt eliminimit të vizave në kufi, por jemi optimist se do të nënshkruhet një marrëveshje për të ruajtur gjendjen e deritanishme", tha deputeti i PD-së, Preç Zogaj. Sipas tij,
heqja e vizave rrit përfitimet e ndërsjella dhe vendi që përfiton më shumë është ai që vizitohet më shumë. Heqjen e pagesës prej 10 eurosh në kufi, Zogaj e ka komentuar si një favor të palës maqedonase, për faktin se kjo nuk është asgjë në krahasim me shpenzimet e shqiptarëve që shkojnë të kalojnë weekend-in në vendin fqinj. Zogaj ka theksuar se ajo që përfiton më shumë nga kjo marrëveshje është Maqedonia. "Shqiptarët nuk shkojnë në Maqedoni të lypin, por shkojnë të paguajnë hotelin, restorantin, të blejnë dhurata, veshje e të harxhojnë lekë", tha ai.