E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi, 14 milionë euro për Dos Santos

Premiershipi çmendet për Xhovani dos Santos. 18-vjeçari meksikan, që krahasohet me Ronaldinjon, ka tërhequr vëmendjen e tre klubeve angleze: Çelsit, Mançester Junajted dhe Totenhemit. Sipas "The Sun", klubi i Roman Abramoviç ka ofruar 14 milionë euro, ndërsa Totenhemi është frenuar në afro 10 milionë euro. Nga ana e tyre, drejtuesit e Mançesterit kanë bërë të ditur se nuk janë të interesuar të futen në një ankand ku çmimi është i destinuar të rritet edhe më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›