Çipolini, firmos për "Rock&Republic"
Ish-kampioni i botës në çiklizëm, italiani Mario Çipolini, ka vendosur të kthehet përsëri në aktivitet, ndonëse në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave italiane, ai i është bashkuar skuadrës së re amerikane, "Rock&Republic", e cila e ka bazën në Kaliforni. Italiani nuk do të jetë vetëm një çiklist i thjeshtë, por do të ketë edhe role menaxhimi në skuadrën e sapoformuar, që ka si objektiv të kthehet në numrin 1 në botë brenda 5 vitesh. "Rock&Republic" ka trashëguar një pjesë të çiklistëve të "Discovery Channel", ekipit të legjendës Lens Armstrong dhe dëshiron të jetë po aq e suksesshme.