E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma-Katania, rikthehet dhuna

Përplasjet mes tifozëve nuk lënë të qetë futbollin italian. Gjatë ditës së djeshme, para takimit mes Romës dhe Katanias, dy tifozeritë respektive janë përplasur në rrugët e kryeqytetit italian, duke shkaktuar viktima. Më keq e kanë pësuar tifozët e Katanias, tre prej të cilëve janë goditur me thikë, një prej tyre në gjendje të rëndë në spital. Sipas policisë italiane, gjithçka ka qenë e parapërgatitur nga tifozeria e Romës, e cila i kishte zënë pritë para stadiumit grupit të ultrasve të Katanias. Kjo ngjarje ka kthyer përsëri panikun rreth sigurisë në stadiume dhe rritjes së kriminalitetit mes grupeve të tifozëve. Si për ironi të fatit, përsëri në këto përplasje janë përfshirë tifozët e Katanias, të cilët vitin e kaluar thuajse shkatërruan qytetin duke vrarë edhe një polic gjatë protestave, pas përfundimit të ndeshjes kundër Palermos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›