Rejes, titullar për 71-vjetorin
Salvador Rejes, sulmuesi legjendar meksikan, është nderuar në një mënyrë shumë të veçantë nga skuadra e Çivas Guadalahara, e cila i ka dhënë atij mundësinë të zbresë në fushë në moshën 71-vjeçare në një ndeshje kampionati. Për të festuar datëlindjen e Rejes në një mënyrë sa më të veçantë, ai është federuar me këtë skuadër në fillimin e sezonit dhe ka qenë mes titullarëve në takimin kundër Pumas Unam. Normalisht, aktivizimi i tij ka zgjatur vetëm 50 sekonda, aq sa ka mjaftuar që topi të shkonte në këmbët e tij. Rekordi i veçantë i veteranit ka ndihmuar skuadrën e Çivas, që ka fituar 3-0 në këtë ndeshje.