: 150%; FONT-FAMILY: Arial; mso-ansi-language: SQ">“Zonja Kryetare,

“Zonja Kryetare,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetare dhe qytetarë shqiptarë,
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
Sot, qeveria shqiptare del para jush për të paraqitur buxhetin e vitit 2008, i cili theksoj se, pas buxhetit tuaj familjar, është buxheti i dytë për secilin qytetar shqiptar.
Buxheti i shtetit, njëlloj si edhe ai familjar, përbëhet nga të ardhurat që qytetarët e vendit, papërjashtim, derdhin nëpërmjet taksave, tatimeve në arkën e tyre të përbashkët apo publike gjatë gjithë vitit dhe shpenzimi i këtyre të ardhurave po brenda vitit, në shërbim të sejcilit, për të paguar administratën qëndrore dhe vendore të shtetit, mësuesit dhe shkollat ku mësojnë fëmijët tanë, infermjerët, mjekët dhe spitalet ku kurohen njerëzit tanë, për rritjen e rrogave të punonjësve të shtetit dhe pensioneve të të moshuarve tanë, për garantimin e rendit, qetësisë, jetës dhe veprimtarisë sonë, modernizimin, dixhitalizimin e shërbimeve tona, ndërtimin e rrugëve në të cilat udhëtojmë, ndërtimin e ujësjellësave dhe furnizimin me ujë dhe energji. Pra, ky është një moment solemn i qeverisë para të gjithë qytetarëve shqiptarë. Buxheti është prova më përcaktuese e funksionimit të një qeverie, por edhe faktori që, me transparencën e tij, përparësitë që përzgjedh, eficiencën e përdorimit luan rolin më të rëndësishëm në ritmet e zhvillimit, stabilitetin e zhvillimit të një vendi, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, rritjen e mirëqënies së tyre.
Dua të them që në fillim se ky është buxheti më i madh në tërë historinë e vendit, që arrin me rreth 4 miliard e 100 milionë dollarë. Është një buxhet në të cilin të ardhurat tuaja publike, krahasuar me vitin e fundit të qeverisjes para kësaj, janë rritur me 1.2 miliard dollarë, kurse investimet publike në infrastrukturë, rreth katër herë. E me gjithë këtë, për të zgjidhur një mijë e një hallet e Shqipërisë, trashëgiminë e saj jo vetëm të largët por edhe të 2-3 vjetëve më parë, jam i vetëdijshëm se do të duhej së paku buxheti i një shteti të zhvilluar për disa vite me rradhë. Por ky buxhet, prej 4 miliardë e 100 milionë dollarë, përbën arritje, përbën një stacion shumë të rëndësishëm nga i cili do të kapim shumë më shpejt stacionet e tjerë për ku jemi nisur.
Prandaj dhe unë sot, njerëzisht kërkoj vëmendjen dhe vlerësimin tuaj dhe të qytetarëve të nderuar që ju përfaqësoni, për projektin e hartuar nga qeveria për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave dhe shpenzimin e tyre në shërbimin më të mirë të qytetarëve.
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytëtare dhe qytetarë,
Që në fillim, unë dua t’ju njoh ju me tiparet dhe objektivat kryesore të buxhetit të vitit 2008.
Projekt buxheti i vitit 2008, i paraqitur ne Parlament, eshte nje dokument i cili përbën sintezën më të arrirë, dëshminë më madhore, rezultantin më të qartë të suksesit tërësor të reformave të ndërmarra dy vitet që shkuan nga qeveria jonë. Ky buxhet mbështet fuqishëm dhe më mirë se asnjë herë më parë, strategjine e Qeverise per shërbimet dhe shërbesat, rritjen e mirëqënies së qytetarëve shqiptarë, rritjen e pagave dhe pensioneve të tyre, punësimin e tyre, garantimin e qëndrueshmerisë së rritjes ekonomike, si kushti më përcaktues për rritjen e mirëqënies dhe zhvillimin e vendit.
Me këtë buxhet, pothuaj katërfishuam investimet publike për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësave e kanalizimeve, shkollave, spitaleve, tregjeve në mbarë vendin, krahasuar kjo me vitin e fundit të qeverisjes së mëparshme.
Mund t’ju pohoj me bindje të thellë, por edhe me kënaqësi se, shqiptarët nuk kanë nisur ndonjëherë një vit si 2008 me një buxhet që shndërron vendin në një kantjer të vërtetë.
Buxheti i vitit 2008 ka si tipar, por edhe objektiv kryesore:
§ Ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, nëpërmjet konsolidimit të administrimit të mëtejshem fiskal, të reduktimit të borxhit të brendshëm dhe përmirësimit të bilanceve korente dhe primare
§ Rritjen ekonomike, me nje normë rritje nominale 9.5 % dhe nje rritje reale mbi 6% per vitin 2008, nga 2.9-5.9% që ka qenë gjashtë vitet e fundit,
§ Mbajtjen e normës së inflacionit brenda kufirit të 2-4 %
§ Kontrollin e normës së defiçitit buxhetor të brendshëm në 2.7% e PBB, dhe të respektimit të normës së financimit të huaj brenda kufirit për 5.4 % të PBB,
§ Uljen e kostos së borxhit përmes kontrollit të normës së defiçitit të brendshëm dhe përmirësimit të administrimit të tij
§ Uljen e madhe të tatimeve dhe taksave, vendosjen e taksës së sheshtë, shoqëruar kjo jo me uljen por me rritjen prej 14% të të ardhurave në buxhetin e shtetit, si rrezultat i përmirësimit rrënjësor të administrimit të taksave dhe tatimeve, rritjes ekonomike dhe luftës me zero tolerancë kundër korrupsionit dhe informalitetit.
§ Rritjen e shpenzimeve buxhetore me 19% krahasuar me vitin e kaluar dhe rritjen me 51% të investimeve publike, krahasuar kjo po me vitin e kaluar si dhe përqëndrimin e tyre në projekte të mëdha.
§ Rritjen me përparësi të shpenzimeve në arsim dhe shëndetësi, përkatësisht me 4 dhe 2.9% të PBB, kundrejt 3.4 dhe 2.1% që ishin në vitin 2006. Pra, pothuaj dyfishimin e buxhetit për arsimin, krahasuar me fillimin e qeverisjes sonë dhe rritjen me 60% të buxhetit për shëndetësinë, me të njëjtin krahasim kohor.
§ Rritjen e shpenzimeve për politikat sociale, duke garantuar objektivin e dyfishimit të pagave në arsim, shëndetësi dhe pensionet minimale.
§ Rritjen me rritme më të ulta të shpenzimeve korente me 7.2% kundrejt rritjes totale të buxhetit prej 19%.
§ Rrenien relative të shpenzimeve operative, nga 3% të PBB që ishin në vitin 2005 në 2.1%, pra prej rreth 30%, duke i kursyer kështu mbi 100 milion Euro buxhetit të dytë të qytetarëve. Qeveri e vogël dhe në dietë - është parimi ynë.
§ Garantimin e stabilitetit ekonomik dhe fiscal nëpërmjet uljes relative të deficitit të përgjithshëm buxhetor ciklik dhe në mënyrë të veçantë e deficitit të financave nga burimet e brendëshme nga 2.8% në 2.3% të PBB.
§ Thellimi i procesit të decentralizimit
1. rritjes me 13% të buxhetit të pavarur të njësive vendore, në raport me buxhetin suplementar të vitit 2007 dhe 160% në raport me buxhetin e vitit 2005, pra rritjen nga 7.2 miliard që ishte në vitin 2005 në 18 miliard në vitin 2008.
2. Transferimin e ujësjellësave dhe pronave publike
3. Rritjen dhe zgjerimin e skemës së granteve konkuruese edhe me grantet konkuruese të bujqësisë dhe kulturës.
§ Sigurimit të nivelit 2% të PBB të shpenzimeve në sektorin e mbrojtjes, duke plotësuar kështu një nga detyrimet për anëtarësimin e vendit në NA, mbulimin e kostove të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i MSA dhe partneriteti Europian
Zonja dhe Zotërinj,
Buxheti i vitit 2008 do të hyjë në historinë e buxheteve të shtetit shqiptar si buxheti i uljes më të madhe të ngarkesës fiskale dhe i rritjes më të lartë të të ardhurave buxhetore.
Filllimi i vitit 2008 shënon një veçanti madhore në historinë fiskale të vendit. Pas uljes këtë vit me 130% dhe 150% përkatësisht të tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatim fitimit, krahasuar me vitin 2005, vendosjen e taksës së sheshtë, 10%; uljen prej mbi 31% të kontributit të sigurimeve shoqërore, përgjysmimit të taksës së biznesit të vogël, Shqipëria bëhet vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë. Revolucioni ynë fiskal, vendosja e taksës së sheshtë, ka patur si rrjedhoja madhore: fuqizimin e sigurt të biznesit; rritjen e madhe të të ardhurave, luftën e suksesshme kundër korrupsionit, evazionit dhe informalitetit në sistemin e të ardhurave.
Vendosja e taksës së sheshtë, përgjysmimi i tatim fitimit, përbëjnë një lehtësim shumë të madhe për biznesin nga i cili përfitojnë biznesmenët, por akoma dhe më shumë punëtorët dhe punonjësit e sipërmarrjeve private. Vetëm nga këto ulje, biznesi shqiptar do t’i paguajë shtetit si taksë 12 miliardë lekë më pak dhe do ketë marrë përfituar për të investuar, 12 miliardë lekë më shumë, duke krijuar kështu mijëra e mijëra vende të reja pune.
Biznesi shqiptar dhe ai botëror, kanë mirëpritur dhe mbështetur fuqishëm revolucionin tonë fiscal, si një revolucion që shndërron Shqipërinë në vendin me hapësirat më të gjera për biznesin. Natyrisht, këtij revolucioni iu kundërvunë klane të ish klientelës që notonin në informalitetit, evasion dhe kontrabandë.
Taksës së sheshtë iu kundërvunë edhe zëdhënësit e tyre në politikë, ndërsa të tjere sulmuan taksën e sheshtë 10%, vetëm e vetëm se ora e tyre fiskale ka mbetur arkaike dhe mjerisht në modelin e paraardhësve. Jehona e taksës së sheshtë shqiptare ka qarkuar planetin, si një mesazh i madh, si një apel që ky vend i vogël i dërgon biznesit botëror. Për të janë shkrujatur dhe botuar shkrime në gazetat dhe revistat më prestigjioze të botës, si Ëallstreet Journal, The Economist, Herald Tribune, jehona e saj po grishë të