28 mars, miqësore midis U-21 të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Nga Tirana, Dash Frashëri
nga Shkupi, Reshat Ibrahimi
Tiranë / Shkup- Maqedonia dhe Shqipëria pas përballjes në nivelin e ekipeve Kombëtare "A" (Maqedonia fitoi 0-1 në Shkodër) do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore, por kësaj radhe do të jetë një përballje midis Shpresave të këtyre dy vendeve. Në fakt puna përgatitore për këtë ndeshje miqësore kishte filluar qysh në vizitën në Tiranë, të delegacionit maqedonas të kryesuar nga ish-sekretari i Federatës Maqedonase të Futbollit, Lazar Mitrevski, por ajo ishte diskutuar me parë në Kongresin e UEFA-s në Dusseldorf të Gjermanisë nga dy presidentët respektivë: Armand Duka për FSHF-në dhe Haralampie Hadzi-Risteski i FFM-së. Përfundimisht zhvillimi i miqësores u vendos gjatë një takimi që shefi i Sektorit të Gjyqtarëve, Sulejman Mema pati me drejtues të Federatës Maqedonase gjatë qendrimit në Shkup në kuadër të një seminari për arbritrat. Takimi është caktuar më 28 mars, ndërsa ende nuk është caktuar përfundimisht stadiumi, se ku do të zhvillohet miqësorja ndërkombëtare. Sipas seleksionuesit të U-21 të Maqedonisë, Mirsad Jonuz në një prononcim telefonik për Albania-sport.com tha se në opsion për zhvillimin e ndeshjes janë stadiumi i Ohrit ose i Manastirit. "Po, është e vërtetë se do të luajmë me U-21 të Shqipërisë, por ende nuk është vendosur përfundimisht, se ku do të luhet takimi. Më shumë gjasa për ta pritur skuadrën mysafire ka fusha e Manastirit. Datat 24 dhe 28 mars janë data të UEFA-s, të rezervuara për ndeshje miqësore. Por për shkak se seniorët luajnë me Kroacinë me 24 mars, ne ndeshjen tonë do ta luajmë katër ditë më vonë. Gjithashtu edhe më 1 dhe 2 qershor është planifikuar një ndeshje miqësore", është shprehur përzgjedhësi i Maqedonisë. Edhe trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Artan Bushati në një prononcim telefonik për Albania-sport.com, u shpreh i kënaqur nga kjo mundësi: "Takimi miqësor me Maqedoninë, i cili do të luhet në transfertë, është një ndeshje të cilën e konsideroj në kohën e duhur dhe që plotëson serinë e miqësoreve të Shpresave tona, pas atyre me Turqinë (0-2, në Stamboll) dhe Greqinë (3-1, në Athinë). Kjo i shërben më së miri për përgatitjeve tona për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Takimet e para do të luhen më 2/3 qershor dhe 5/6 qershor dhe testi me Maqedoninë do të jetë një mundësi më shumë për të përzgjedhur edhe elementët më të mirë". Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin 1 së bashku me Italinë, Kroacinë, Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe, ndërkohë që Maqedonia U-21 bën pjesë në Grupin 5 së bashku me Holandën, Zvicrën, Norvegjinë dhe Estoninë. Trajneri i Maqedonisë U-21, Jonuzi pak para ndeshjes me Shqipërinë do të bëjë grumbullimin e futbollistëve, ndërsa në listën e tij do të jenë edhe lojtarë shqiptarë: Shabani, Alimi (Bashkimi), Asani, Cuculli (Shkëndija) dhe Goxhufi (Renova). Trajneri i U-21 të Maqedonisë thotë se i ka propozuar Këshillit Drejtues të FFM-së që fizioterapeuti i Bashkimit të Kumanovës, Mexhait Bajrami të angazhohet në reprezentacionin e të rinjve të Maqedonisë. "Unë ua kam propozuar Bajramin, sepse ai më duket shumë i shpejtë dhe mendoj se në U-21 ka vend për të. Tani ka mbetur të vendos KD i FFM-së", ka përfunduar Mirsad Jonuzi.