Drejtuesit e LFK të Tetovës duhet të shkojnë
MBLEDHJEFFM.jpg)
Tetovë - Të shtunën në lokalet e hotelit "Lirak", Këshilli Iniciativ për ndryshime në Lidhjen Futbollistike Komunale të Tetovës, i përbërë nga përfaqësuesit e klubeve futbollistike të rajonit të Tetovës (gjithsej 26), mbajtën pres-konferencën. Konferencën e shpalli të hapur udhëheqësi i Këshillit Iniciativ të Tetovës, prof. Nexhbedin Sinani, i cili në detaje ka njoftuar të pranishmit me padrejtësitë që janë paraqitur që nga momenti i ardhjes në pushtet të drejtuesve aktual në LFK të Tetovës. "Në normat statusore të LFK- Tetovës, duke dëgjuar në vazhdim arsyet dhe zërin e klubeve të Tetovës, ne si Këshill Iniciativ jemi tubuar në moment të duhur të shprehim pakënaqësitë e klubeve komunale", tha Sinani. "Nga 50 klube të regjistruara në LFK- Tetovë vetëm 14 ushtrojnë aktivitetin e tyre sportiv. Ato klube garojnë në ligën e tretë, të dytë dhe të parë", vijoi më tutje ai. Përfaqësuesit e klubeve të Recicës dhe Jehonës nga Përshevca, u shprehën para të pranishmëve se krerët e FFM-së dhe të LFK -Tetovë janë përgjegjësit më të mëdhenj që klubet e Tetovës kanë pushuar aktivitetin e tyre. "Investimet më të mëdha në infrastrukturë janë bërë në Maqedoninë Lindore, ndërsa në Tetovë dhe në disa vende, ku ka ekipe shqiptare janë dhënë të holla sa për sy e faqe". Në ditët në vazhdim pritet që Këshilli Iniciativ i Tetovës të dal me vendime konkrete rreth punëve të mëtutjeshme, në lidhje me ndryshimet që do të bëhen me 17 mars në kreun e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Vullnet Dauti