E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te enjten rifillon Kategoria e Dyte

Nga Eni Zejnati
Diten e enjte ne oren 13:30 rifillon kampionati i Kategorise se Dyte te futbollit per te dy grupet. Ne grupin A, kryesuesit e Cakranit (26 pike) do te presin ne fushen e tyre kryeqytetasit e Olimpikut (18 pike). Dy ndjekesit e Cakranit, Naftetari (22 pike) dhe Perparimi (22 pike) do te udhetojne respektivisht ne fushat e Albetrolit (3 pike) te vendit te fundit dhe Dajtit (15 pike). Ne grupin B kampionati rifillon me kryesueset 5 Shtatori (26 pike) i Skraparit dhe Policani (26 pike) kunder njera tjeters ne Polican. Bylis (25 pike) i vendit te trete pret Butrintin e Sarandes ne Ballsh dhe ka nje rast te mire per tu ngjitur ne renditje, sidomos ne rast barazimi midis dy te parave. Nje lajm tjeter i rendesishem nga Kategoria e dyte eshte ai nga klubi me i ri i kesaj kategorie, Olimpik Tirana. Presidenti i saj ka bere te ditur se ne baze te binjakezimit me Olimpiakos, do te hapin nje akademi futbolli ne shtetin fqinj. Kalendari Grupi A Egnatia - Veleciku Iliria - Korabi Cakrani - Olimpik Dajti - Përparimi Clirimi - Tërbuni Albpetroli - Naftëtari Grupi B Gramozi - Delvina Policani - Skrapari Domosdova - Pojani Maliqi - Këlcyra Përmeti - Memaliaj Bylis - Butrinti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›