I kujt do të jetë “Kema”?
alomerovicsotopka.jpg)
Kumanovë - Të premten është përmbyllur rasti me mesfushorin e Bashkimit, Kemal Allamerovic. Sipas drejtuesve të Milanos, ai ka nënshkruar kontratë 18 muajshe me skuadrën e tyre. Kreu i kuqezi ka arritur që në radhët e veta të sjell lojtarë me përvojë të madhe. Stafi teknik është shprehur shumë i kënaqur që ky futbollist do t'i mbrojë ngjyrat e Milanos në muajt e ardhshëm.
"Kemi realizuar qëllimet tona që klubin tonë ta përforcojmë me lojtarë të cilët kanë përvojë të ligës së parë. I kemi të njohura aftësitë e Kemall Allamerovicit dhe mendojmë se në stinorin e ardhshëm kontributi i tij për skuadrën tonë do të jetë shumë i madh", shprehet ndihmëstrajneri Xhemal Zeqiri.
Ndryshe, Milano të dielën ka përfunduar fazën e dytë të përgatitjeve dhe është kthyer në Kumanovë. Gjatë qëndrimit në Gjevgjeli, kanë zhvilluar katër ndeshje miqësore dhe kanë shënuar po aq fitore. Kanë mposhtur, Bellasicën 4:1, Maxharin 3:1, Miravcin 2:1 dhe Hysi-in 1:0.
"Jemi të kënaqur me fazën përgatitore. Rezultatet në ndeshjet miqësore janë një tregues i qartë. Mirëpo ambiciet tona kërkojnë shumë punë, prandaj pas dy ditëve pushimi, të cilat i ka caktuar kryetrajneri Sokoli, ne do zhvillojmë stërvitje në stadiumin tonë në Kumanovë. Do të mundohemi të luajmë edhe ndonjë ndeshje miqësore", përfundon Zeqiri.
Jusuf: Për Allameroviqin vendoset të premten
Shenxhan Jusufi, sekretar i KF Bashkimit thotë se, Kemall Allamerovici para të premtes nuk ka të drejtë të kalojë askund.
"Komisioni për Lutje dhe Ankesa do të vendosë të premten. Nëse ky komision vendos ‘pro' Allomerovicit ose Bashkimit, pala që nuk pajtohet ka drejtë të ankohet në komisionet tjera. Do të jetë kjo një procedurë e gjatë. Por nëse Milano paguan 4.5 mijë euro dëmshpërblim Bashkimit, mund ta marrë këtë lojtarë, pa kurrfarë problemi. Allomerovici akoma nuk i ka marrë dokumentet nga Bashkimi".
Allomeroviq: Po e pres të premten
Ndërkohë vet lojtari Kemall Allomeroviq thotë se ende nuk ka firmosur për Milanon, por se me drejtuesit e klubit është marrë vesh për kushtet. "Po e pres ditën e premte kur do të vendos Komisioni për Lutje dhe Ankesa. Cfarë të vendosë ky komision unë do të pajtohem. Shpresoj se do të vendoset për të mirën time", ka thënë mesfushori. "Nëse nuk vendoset në anën time, atëherë do të shoh se cka do të vendosi. Do ta kem të vështirë të gjej gjuhë të përbashkët me Bashkimin, edhe pse asnjëherë nuk i dihet. Unë mendoj se kam të drejtë, por edhe të Bashkimit po thonë se kanë të drejtë. Prandaj po presim se cka do të vendos komisioni për Lutje dhe Ankesa", shprehet Allomerovqi, në pyetjen se cila palë është në të drejtë.
Rijad MURATI