'> Alexander Arvizu, ambasadori i ri i ShBA ne Shqipëri
Alexander Arvizu, diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror është propozuar si kandidat për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Presidenti amerikan Barack Obama ka propozuar zyrtarisht diplomatin e karrierës, te lindur ne një baze ushtarake amerikane ne Japoni, si kandidat për te zëvendësuar ambasadorin ne largim, John L. Withers. Pritet qe emri i tij te konfirmohet nga senati amerikan, përpara se emërimi te jete zyrtar. Aktualisht, zoti Arvizu është drejtor i zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit. Më parë, ai ka qenë zv/Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Ai ka shërbyer si zv/Shef i Misionit në Bangkok të Tailandës dhe në Kamboxhia. Gjithashtu, diplomati është angazhuar me pune edhe ne vende te tjera aziatike si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ndërsa në Uashington ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.