E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Sot 20 vjet pas "ambasadave"

Plot 20 vjet pas kapërcimit te mureve te ambasadave, është hapur një ekspozite me foto qe kujtojnë ditët e vështira, qe shënuan rënien e murit shqiptar te Berlinit. Ndërsa urdhri i Ministrisë se Brendshme se asaj kohe, dëshmon reagimin e ashpër te shtetit ndaj te rinjve qe kërkonin te fitonin lirinë e munguar ne vendin e tyre. 20 vjet me pas, kryeministri Berisha ka shprehur nderim për te gjithë ata qe ngjiten muret e ambasadave, por edhe mirënjohje për stafet e zyrave diplomatike qe strehuan shqiptaret për t'u mundësuar kalimin drejt një bote tjetër. Shefi i qeverise ka vizituar edhe familjen e Artin Bashes, te riut qe humbi jetën ne përpjekje për te kaluar murin e ambasadës. Hapja e ambasadave ishte thyerja dhe goditja e pare e rende për shtetin komunist, qe u pasua pak muaj me vone me ndryshimin e sistemit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›