E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Rama: Përshkallëzim qëndrimi

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, lajmëron përshkallëzim te qëndrimit opozitar ne kërkim te transparencës zgjedhore. Pas vendimit për marrëdhënie te kushtëzuar me parlamentin, te majtët nuk përjashtojnë protestat popullore për te shtuar presionin ndaj qeverise. Gjate komunikimit te përjavshëm me gazetaret, kryesocialisti Rama i beri thirrje shefit te qeverise te zgjidhe krizën politike, e cila sipas tij, vetëm po thellohet. Rama e ka cilësuar vendimin e fundit qeveritar për te rritur pensionet ne kushtet e një krize te thelle ekonomike, si një përsëritje te vitit '96, kur shteti shpenzon kursimet e qytetareve. Përplasja e ashpër e policisë me banoret e Hamallajt ne Durrës, dëshmon sipas kreut te PS-se, Rama, qëndrimet elektorale te mazhorances.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›