'> Arrest me burg përdhunuesit te 9-vjeçares
Adoleshenti i akuzuar për përdhunimin e te miturës ne Kolonje te Lushnjes është lënë ne burg pa afat. Ne seancën e zhvilluar me dyer te mbyllura, gjykata ka vendosur qe Fatbardh Hoxha te qëndrojë ne qeli deri ne përfundim te hetimeve. 18-vjeçari u arrestua dy dite pas përdhunimit te vajzës. Fillimisht u ndalua një endacak, por pas identikitit te krijuar ne baze te rrëfimit te 9-vjeçares, u prangos edhe i riu. Te afërm te tij dhe banore te fshatit dolën ne proteste ne mbrojtje te adoleshentit, me pretendimin se ditën e ngjarjes ai ndodhej ne shtëpi.