E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Investimet e huaja ne Shqipëri ne rënie

Investimet e huaja në vendin tonë pritet te kenë një rënie drastike gjate këtij viti. Sipas Institutit prestigjioz të Vjenës për Ekonominë Ndërkombëtare, shifra e tyre do të arrijë nivelin e 400 milionë eurove, nga 698 milionë euro, që është shënuar vitin e kaluar. "Kjo rënie është e barabartë me 43 për qind ulje dhe reflekton problemet me porositë nga vendet fqinje, me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie eksport-importi, si dhe me pakësimin e aftësisë se ofertave për privatizim të sektorit shtetëror," theksohet ne një raport për rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Frenimi i tendencës për investime në Shqipëri vihet re që nga viti i kaluar, kur rritja e këtyre investimeve mund te konsiderohet e papërfillshme, krahasuar me një vit më parë. Për sa i përket nivelit total të investimeve të huaja direkt për frymë të popullsisë, vendi ynë vazhdon të mbajë pozicionin e fundit në rajon, me 800 euro, ndërkohë që për fqinjët tanë ne Mal te Zi kjo shifër është 5.233 euro, ndërsa për maqedonasit 1.500 euro. Raporti konstaton përmes grafikeve se ne përgjithësi gjate këtij viti do te ketë një rënie te investimeve te huaja ne gjithë rajonin tone.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›