E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Naftëtarët ne Vllahinë serish ne proteste

160 naftëtarët e shkarkuar nga puna ne Vllahinë te Vlorës kane dale serish ne proteste duke e cilësuar politik dhe absurd vendimin e drejtuesve te kompanisë. Naftëtarët pretendojnë se nuk është zbatuar asnjë kriter profesional dhe se ata janë larguar nga puna për t'u zëvendësuar me militante te Partisë Demokratike. Ne mbështetje te tyre ka dale edhe deputeti socialist i qarkut te Vlorës, Fatmir Toçi, i cili tha se është e papranueshme qe drejtori nuk jep shpjegime për kriteret dhe procedurat e ndjekura. Toçi u premtoi naftëtarëve se socialistet do ta ngrenë edhe ne parlament këtë çështje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›