'> Vrasje e dyfishte ne Pojan
Dy banore te fshatit Pojan ne Korçë janë ekzekutuar mbrëmjen e se dielës nga persona te panjohur. Altin Liçolli, 32 vjeç, ka vdekur ne vend, ndërsa miku i tij, Arben Mica, disa ore me vone, ne spitalin e Korçës. Ata janë qëlluar me breshëri automatiku ne dyqanin e Liçollit, ndërsa transmetohej ndeshja finale për botërorin "Afrika e Jugut 2010". Ekspertet dyshojnë se gjithçka ishte e programuar, pasi autoret janë larguar menjëherë nga vendngjarja, pa lënë gjurme. Pas ngjarjes fshati Pojan është blinduar nga forcat e policisë, qe kane ne dispozicion një shume prej 3 milion lekesh për këdo qe jep informacion mbi autoret. Deri tani janë shoqëruar ne komisariat disa banore te fshatit, por policia nuk bën ende te ditur asnjë piste hetimi.