Sot zhvillohet “big-match”-i Rahman-Maskaev
Boksieri Oleg Maskaev, i lindur në Kazakistan dhe i natyralizuar si amerikan në vitin 2004, do të përballet sot me Hasim Rahmanin, për titullin kampion për kontinentin Amerikan. Kjo ndeshje ka shkaktuar shumë polemika ditët e fundit, pasi konsiderohet si një luftë mes SHBA-ve dhe ish-Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që vetë Rahman ishte shprehur se "nuk do të lejoj që boksierët e ish-BRSS-së të "privatizojnë" të gjithë trofetë e rëndësishëm në boksin elitar. Por rivali me origjinë kazake i ka zbutur tonet në prag të ndeshjes. "Kushdo që ta fitojë këtë ndeshje, në fund të fundit do të jetë një amerikan", ka thënë Maskaevi, i cili e ka mundur një herë Rahmanin në vitin 1999. Po dje, Rahmani ka deklaruar: "Ata mendojnë se do të më mundin thjesht, por unë nuk do t'ua lejoj një gjë të tillë. Mua nuk më intereson aspak se kush është kundërshtari im."