Beqaj dhe Sheta kundërshtarë në javën e parë
Këtë javë startoi Kampionati qipriot ku portieri Arjan Beqaj ka bërë debutimin e tij si portier i Anorthosis. Skuadra e tij ishte mikpritëse e skuadrës Agia Napa ku aktivizohet një tjetër shqiptar, Arjan Sheta, ish-mbrojtës i Partizanit. Të dy lojtarët luajtën gjatë gjithë ndeshjes dhe ishin nga pikat më të forta për skuadrat e tyre. Skuadra mike, rezikoi e para në minutën e 24-ët, por gjuajtja e fortë e De Souzës pritet bukur nga portieri shqiptar. Dy minuta më vonë është përsëri Beqaj që shpëton portën pas gjuajtjes së Kristofit. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.Sapo fillon pjesa e dytë, skuadra e Agia Napas ndërmer një aksion të rrezikshëm, Kristofi shfaqet i vetëm përballë portierit kuqezi, gjuan, por Beqaj grushton topin i cili përfundon tek këmbët e Solomos që nuk fal, por e dërgon në rrjetë. Përpjekjet e vendasve për të shënuar rriten, ku vërshojnë sulmet dhe gjuajtjet drejt portës kundërshtare. Në minutën e 73-të është Boaventura që barazon duke i siguruar skuadrës së tij një pikë. Ndërkohë që një gjë intreresante është fakti që Anorthosis nuk ka humbur ndeshjen e parë të kampionatit që prej sezonit 1995-1996.