E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, firmosin Kardek, Leandro dhe Olivieira

Partizani duket se është tashmë i kompletuar për të nisur me objektiva realë sezonin e ri. Sot, firmosën edhe tre brazilianët e ekipit të kuq: mbrojtësi Kardek (sezonin e kaluar, 23 ndeshje 1 gol me Partizanin), Oliveria (fazën e dytë u huazua te Shkumbini) dhe mesfushori Leandro, që sezonin ekaluar luajti me Vllazninë.
Nëse dy të parët mund të luajnë qysh nga java e parë, Leandro duhet të presë merkaton e tetorit, pasi zyrtarisht është ende nën kontratë me skuadrën shkodrane.
Partizani në dy miqësoret e fundit ka barazuar 0-0 me Dajtin (ekipi i kategorisë së Dytë) dhe Besën po 0-0.
Të mërkurën të kuqtë do të ndeshen me Shkumbinin.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›