E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, ndihmëstrajneri Kovaçiç: Me Bariçin për suksesin

Është përzgjedhur nga Oto Baric për të qenë ndihmësi i tij në pankinën e kombëtares shqiptare të futbollit dhe shumë shpejt do të nisë punën zyrtarisht. Kroati Sllavko Kovacic ka një karrierë të pasur si futbollit dhe trajner, ndonëse në Shqipëri është thuajse i panjohur. Kontakti i parë me shqiptarët do të jetë miqësorja e radhës me San Marinon, ku Kovacic do të takohet me drejtuesit e Federtaës Shqiptare të Futbollit dhe do të diskutojë detajet e fundit të kontratës. I kontaktuar në linjë telefonike nga "Panorama Sport", Kovacic ndryshe nga kolegu i tij, pranon me kënaqësi të flasë për gazetën në lidhje me tratativat me Baricin, kombëtaren shqiptare dhe synimet e vëna në këto prag eliminatoresh të EURO 2008.
A mund të quheni zyrtarisht zëvendëstrajner i kombëtare shqiptare, pra a i keni mbyllur të gjitha bisedimet për cështjen e kontratës?
Dje kam folur sërish me Oto Baric për zhvillimet e reja për sa i përket kontratës së tij dhe times bashkë. Tani mund të quhem me me 99% zv/trajner i Baricit në kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi sipas tij akordi është arritur. Për cështjen e pagesës, do të vendoset gjithcka midis meje dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit në ndeshjen miqësore me San Marinon më datë 16 gusht. Sipas bisedës që kam bërë me Oto Baricin, pasi unë kam shumë besim tek ai njeri, jam i kënaqur për atë cfarë i ka ofruar atij për mua FSHF-ja. Detajet e fundit do të diskutohen gjatë takimit që do të kemi së shpejti me zyrtarët e federatës.
A keni folur për lojtarët dhe miqësoren me San Marinon me trajnerin Baric?
Sigurisht, që kemi diskutuar me Oto Baricin për lojtarët e kombëtares shqiptare, dhe mund të them se kemi një kontingjent shumë të mirë. Shumica prej tyre luajnë në ekipe majft të mira në kampionatet e Evropës. Mund të përmend lojtarë si kapiteni i Hanoverit në Bundesligë, Altin Lala. Me Baricin kemi folur edhe për ndeshjet e para eliminatore kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë. Në fakt, unë bjellorusët i njoh shumë mirë dhe mund ta ndihmoj shumë ekipin shqiptar. Kur drejtoja ekipin kombëtar U-21 të Austrisë kemi luajtur dy herë vjet me Bjellorusinë, ku kemi fituar 2-1 në Minsk dhe 5-0 në Insbruk.
Sa informacion keni për shqiptarët dhe për kombëtaren kuqezi?
Di që populli shqiptar është mjaft krenar për vendin e tij dhe futbollistët e kombëtares gjithashtu. Kjo për mendimin tim është arsyeja e fortë që kundërshtarët do ta kenë shumë të vështirë të na na mundin në fushën tonë. Për sa i përket synimeve, ndeshja e parë me Bjellorusinë nuk duhet humbur në asnjë lloj mënyre. Shpresoj shumë që për një vit e gjysmë unë dhe Oto Baric të kemi sukses dhe ta cojmë kombëtaren shqiptare akoma më përpara. Faktor pozitiv është edhe njohja që unë kam me Baricin dhe bashkëpunimi do të jetë shumë i mirë. Në kohën kur luaja futboll kam qenë nën urdhrat e Oto Baricit te Dinamoja e Zagrebit, ndërsa së fundmi kam qenë edhe ndihmësi i tij në disa skuadra dhe trajner i kombëtares austriake U-21.
Intervistoi: Fatjon Kodra

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›